Rusia pezulloi punën e konsullatës së saj në Aleppo. Siç thuhet në një njoftim të publikuar ditën e martë në faqen e Internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, tani të gjithë ata që kanë nevojë duhet të drejtohen në Seksionin Konsullor të Ambasadës së Rusisë në Damask.

Më parë, ditën e martë në universitetin e Aleppo-s, ku atë ditë duhej të fillonin provimet, gjëmoi një shpërthim, si rezultat i të cilit u vranë 82 persona dhe më shumë se 160 të tjerë u plagosën.

0Televizioni shtetëror i Sirisë fajësoi për ngjarjen e ndodhur "terroristët", ndërsa aktivistët e opozitës deklaruan se studentët u vranë si pasojë e një sulmi ajror, edhe pse lagjet nën kontrollin e forcave opozitare ndodhen më shumë se një kilometër larg nga universiteti.