Një shtetas francez u vra të mërkurën në jug të Algjerisë gjatë një sulmi të militantëve islamistë ndaj një objekti nafte të kompanisë BP (British Petroleum). Militantët gjithashtu arritën të rrëmbenin 8 persona, midis të cilëve kishte shtetas britanikë, norvegjezë dhe japonezë. Kohë më parë, gjatë sulmit mbi një objekt nafte në qytetin e In Amenas, i cili ndodhet pranë kufirit me Libinë, u rrëmbyen 5 shtetas japonezë dhe 1 francez.

Në jug të Algjerisë kalon vija kufitare me Mali-në, ku militantët islamistë po luftojnë kundër ushtrisë qeveritare të Mali-së dhe kontingjentit ushtarak francez.