Falë patrullimit në kuadër të misionit ndërkombëtar për mbrojtjen e rrugëve detare në afërsi të brigjeve të Somalisë sulmet e piratëve ndaj anijeve tregtare pothuajse kanë rreshtur, ndërsa ekonomia botërore ka ruajtur 1 trilion $, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Byroja Ndërkombëtare Detare (International Maritime Bureau, IMB) në Londër.

Prania e flotës garanton veprimtarinë e reduktuar të piratëve. Në qoftë se do të pezullohej patrullimi, atëherë rreziku i sulmeve do të rritej, pasi piratët janë të armatosur me automatikë dhe granatahedhës, deklaroi Drejtori i IMB, Pottengal Mukundan.

Sipas të dhënave të International Chamber of Shiping - London, rreth 30% e anijeve kanë roje të armatosura. Ndaj asnjërës nga këto anije nuk ka patur sulme ose tentativa për rrëmbim.