Priftit protestant (pastorit) amerikan me prejardhje iraniane, Saeed Abedini, i cili ndodhet aktualisht i ngujuar në burg në Iran, i kërcënohet dënimi me vdekje - me varje. Sipas fjalëve të pastorit, kjo ka lidhje me pozitën e tij fetare.

Saeed Abedini u arrestua në shtator të vitit të kaluar, kur mbërriti në atdhe për të takuar prindërit. Më 21 janar pastori do të dalë para gjyqit me aktakuzën për minim të sigurisë kombëtare. Autoritetet iraniane nuk e njohin shtetësinë e tij amerikane. Me përpjekjet e Saeed Abedini në Iran u hapën përafërsisht 100 shtëpi kishtare në 30 qytete iraniane.

0Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur shqetësim serioz në lidhje me fatin e tij.