Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, nënshkroi një ligj që kufizon të drejtat e qytetarëve për mbajtjen e armëve personale. Si shkas për këtë shërbyen të shtënat e fundit me armë zjarri mbi nxënësit e një shkolle në Connecticut. Në dhomën e ulët të Asamblesë Ligjvënëse të shtetit 104 deputetë votuan "pro" tij, kurse 43 "kundër". Ligji, në mënyrë të veçantë, ndalon zotërimin e armëve nga njerëzit që vuajnë prej çrregullimeve mendore, kufizon madhësinë e krehërve të fishekëve dhe kërkon nga shitësit të informojnë autoritetet për të gjitha ujditë e blerjes së armëve.

Ditën e mërkurë Presidenti i SHBA-ve Barack Obama do të paraqesë programin për shtrëngimin e kontrollit ndaj qarkullimit të armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përbërë nga 19 dispozita.