Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Gjeneral-Koloneli Valeri Gerasimov, do të marrë pjesë sot në mbledhjen e Këshillit NATO-Rusi. Valeri Gerasimov do të takohet me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneralin Knud Bartels, me Kryetarin e Komitetit të shefave të shtabeve të Forcave të Armatosura të SHBA-së, Martin Dempsey, si dhe me shefat e shtabeve të përgjithshëm të vendeve anëtare të NATO-s dhe shteteve - partnere të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

0Pjesëmarrësit e takimit do të përmbledhin rezultatet e aktivitetit të përbashkët për vitin 2012 dhe do të diskutojnë veprimtaritë kryesore në fushën e bashkëpunimit ushtarak për vitin aktual.