Dy zhvilluesit çekë të lojës ushtarake në video (ang. videogame) “Arma 3”, të cilët u arrestuan në fillim të shtatorit të vitit 2012 në Greqi të dyshuar për spiunazh, do të lirohen me kusht, njofton gazeta greke "Ta Nea".

Programuesit Martin Pezlar dhe Ivan Buchta, të cilët punojnë në kompaninë “Bohemia Interactive”, u arrestuan më 09.09.2012 në ishullin Lemnos, kur filmuan disa objekte ushtarake për një lojë kompjuterike. Të arrestuarve iu paraqitën akuzuat për spiunazh. Vetë të huajt deklaruan se ata punojnë për kompaninë “Bohemia Interactive” dhe se fotografitë u nevojiteshin për grafikën e lojës.