Më 30 janar Koreja e Jugut do të ndërmarrë përpjekjen e tretë për lëshimin e raketës "Naro-1" me një satelit shkencor në bord. Kjo u njoftua nga Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Koresë. Faza e parë me karburant të lëngshëm e raketës u prodhua në Rusi, ndërsa faza e dytë me karburant të ngurtë dhe sateliti - në Korenë e Jugut. Dy përpjekjet e para për lëshimin e raketës në kozmos në vitet 2009 dhe 2010 dështuan.

Startimi i suksesshëm i raketës do t’i lejojë Republikës së Koresë të bëhet vendi i 13-të në botë që lëshon në kozmos një satelit nga territori i vet.

Përveç programit kozmik "Naro" Republika e Koresë po zhvillon motorët e vet për raketat.