Përfaqësuesit e Komandës së Ushtrisë së Indisë dhe Pakistanit gjatë një bisede telefonike ranë dakord për vendosjen e armëpushimit në rajonin e diskutueshëm të Kashmirit, deklaroi të mërkurën për gazetarët përfaqësuesi i ushtrisë indiane, koloneli Jagdeep Dahiya.

Gjatë 10 ditëve të fundit në përleshjet në Kashmir u vranë tre ushtarë pakistanezë dhe dy ushtarakë indianë. Një ushtari indian iu pre koka.

Rajoni i Kashmirit që nga viti 1947 ka qenë vazhdimisht një vatër e tensioneve mes Indisë dhe Pakistanit dhe u bë shkas për fillimin e veprimeve luftarake.