Kompania ajrore japoneze "All Nippon Airways" (“ANA”) njoftoi mbi ndalimin e menjëhershëm të eksploatimit të gjithë avionëve të rinj "Boing 787" - "Dreamliner" që i përkasin asaj. Ata do t’i nënshtrohen një inspektimi të hollësishëm teknik pas incidentit të radhës të ndodhur me aeroplanin e këtij lloji.

0Sot "Boeing-787" bëri një ulje emergjente në aeroportin e qytetit Takamatsu në jugperëndim të Japonisë pas zbulimit, gjatë kohës së fluturimit, të një difekti në sistemin e baterive. Në bord ndodheshin 137 persona, të cilët u evakuuan me sukses. Që nga fillimi i javës së kaluar ky është incidenti i shtatë me avionët "Dreamliner", të cilët i përkasin transportuesit ajror japonez.