Në një sërë rajonesh të kryeqytetit të Kubës janë regjistruar më shumë se pesëdhjetë raste të prekjes së banorëve nga sëmundja e kolerës. Për këtë flitet në një deklaratë të Ministrisë Kombëtare të Shëndetësisë të publikuar ditën e martë në Havana. Të dhëna mbi viktima të sëmundjes nuk ka ende.

0Në fund të gushtit të vitit 2012 autoritetet e Kubës njoftuan se ato arritën të shtypin për herë të parë në disa dhjetëvjeçarë epideminë e kolerës. Vatër e sëmundjes atëherë u bë provinca Granma në qytetin Manzanillo. Gjithsej të prekur nga kjo sëmundje u diagnostikuan mbi 400 persona, nga të cilët tre humbën jetën.