0Mu në qendër të Londrës, pranë stacionit të trenit Vauxhall, u shemb një helikopter pas përplasjes me një vinç ndërtimi. Si rezultat i rrëzimit të helikopterit u dëmtuan dy makina. Në vendin e rënies shpërtheu zjarr. Nuk ka akoma asnjë njoftim për viktima dhe të lënduar. Në vendin e ngjarjes janë drejtuar makinat e ndihmës së shpejtë dhe ato të policisë. Në rajonin e aksidentit është bllokuar qarkullimi në autostradë. Përkohësisht u ndalua dhe lëvizja e trenave.