Banori 9-vjeçar i Kalifornisë, Pranav Kalyan, babai i të cilit është me origjinë nga shteti indian i Tamilnad, u bë specialisti më i ri i certifikuar në teknologjinë e Microsoft.

Nxënësi i klasës së katërt të një shkolle në Willow më 12 janar dha me sukses provimin sipas programit ASP.NET Framework 3.5, duke thyer rekordin e vendosur nga banori 12-vjeçar i Dubait, Babar Ikbal. Babai i Pranav rrëfeu se që në moshën 6-vjeçare djali i tij filloi të hartonte programe të vogla kompjuterike. Vetë Pranav thotë se ai ishte përgatitur intensivisht për provimin gjatë 18 muajve të fundit, duke u marrë me programim nga 8 orë në ditë.