Ministria e Mbrojtjes e Rusisë refuzoi të rifillojë prodhimin e avionëve ushtarakë të transportit An-124-300 "Ruslan", njofton gazeta "Vedomosti" me referim tek burimet në dikasterin ushtarak rus. Megjithatë puna për përsosjen e avionëve ekzistues do të vazhdojë. Në veçanti, ndërmarrja e Uljanovskut "Aviastar" deri në fund të vitit 2014 do të merret me modernizimin e këtyre aeroplanëve deri në versionin An-124-150M.

0Duam t'ju kujtojmë se në vitin 2010 Ministria e Mbrojtjes e Rusisë mbështeti rifillimin e prodhimit të avionëve "Ruslan", duke marrë vendimin për blerjen e tyre gjatë periudhës së viteve 2011-2020. Arsyet e anulimit të këtij vendimi nuk janë bërë të ditura ende.