Rreth 200 ushtarë francezë të desantit ndërmorrën ditën e mërkurë një inkursion 3-ditor nga Bregu i Fildishtë (Côte d'Ivoire) me autoblinda në kryeqytetin e Malisë, Bamako, dhe së shpejti do të mund të përfshihen në operacionin kundër rebelëve që kanë pushtuar veriun e Malisë.

0"Ne e kemi pritur me padurim urdhërin për fillimin e inkursionin në Mali, meqenëse jemi gjithmonë të gatshëm për luftë", - deklaroi për gazetarët komandanti i desantëve, duke shprehur dëshirën të mbetet anonim.