Kryeministri rus Dimitri Medvediev do të marrë pjesë në punimet e sesionit të 43-të të Forumit Ekonomik Botëror, i cili do të mbahet nga 22-27 janar në Davos të Zvicrës, dhe më 23 janar, në ditën zyrtare të hapjes së sesionit, do t’u drejtohet pjesëmarrësve me një mesazh special. Gjithashtu Kryeministri rus ka planifikuar një sërë takimesh që do të zhvillohen pa praninë e shtypit.

Në Forumin Ekonomik Botëror do të marrin pjesë 45 kryetarë shtetesh dhe qeverish, krerë të bankave kombëtare, drejtues të organizatave kryesore ndërkombëtare si dhe më shumë se 100 përfaqësues të shoqërisë civile.