Policia e Londrës deklaroi për vdekjen e 2 personave si pasojë e rrëzimit të helikopterit 8-vendësh me dy motorë në afërsi të Vauxhall.

Numri i të lënduarve nga rrëzimi i helikopterit u rrit deri në 9 persona, nga të cilët 2 tashmë humbën jetën, ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Dëshmitarët okularë thanë se përplasja me vinçin mund të ketë ndodhur për shkak të mjegullës së dendur.

Krahu i vinçit, që ndodhet në një lartësi prej rreth 150 metra, ka mbetur i varur dhe mund të bjerë poshtë në çdo moment.