Anëtarja e grupit famëkeq "Pussy Riot" Ekaterina Samuceviç nuk e mohon mundësinë e marrjes së shtetësisë franceze. "Unë duhet të pranoj se nuk flas frëngjisht dhe nuk e di se sa do të jetë e mundur një gjë e tillë. Por unë me siguri do të doja të shikoja botën ", - deklaroi Samuceviç në një intervistë për revistën franceze "Les Inrocks".

Kohë më parë partia e qendrës së majtë franceze e të gjelbërve "Europa. Ekologjia - Të gjelbërit" (Europe Ecologie - Les Vertes) i propozoi autoriteteve vendase t’i jepnin anëtares së punk grupit muzikor nënshtetësinë franceze.