Ndërmarrja "Kuznjecov" (russ. "Кузнецов") në qytetin e Samara-s nënshkroi një marrëveshje paraprake për furnizimin e SHBA-ve me 50 motorë, të zhvilluar për programin Hënor sovjetik. Marrëveshja është nënshkruar me korporatën amerikane Orbital Sciences, e cila prodhon satelitë dhe raketëmbajtëse, dhe me kompaninë Aerojet, prodhuesen më të madhe të motorëve të raketave në SHBA.

Dy motorë të modifikuar do të përdoren në fazën e parë të raketëmbajtëses amerikane Antares, e cila është projektuar për transportimin e mallrave në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar. Lëshimi i saj i parë është planifikuar të realizohet brenda këtij viti.