Në vitin 2012 Izraeli vendosi rekord përkatësisht intensitetit të ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara, duke shpallur tendera për ndërtimin e më shumë se 3 mijë "shtëpive të banimit" në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe Jeruzalemin Lindor, njoftoi organizata për të drejtat e njeriut "Shalom Achshav" ("Paqja tani"). Aktivistët e të drejtave të njeriut e kanë akuzuar Kryeministrin Benjamin Netanjahu për sabotimin e zgjidhjes paqësore të konfliktit izraelito-palestinez.

Sipas sondazheve të opinionit publik, Netanjahu do ta ruajë megjithatë postin e tij pas zgjedhjeve të planifikuara në datën 22 janar. Ndërtimi i vendbanimeve të reja për kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të lumit Jordan dhe Jeruzalemin Lindor është pengesa kryesore për rifillimin e negociatave me palestinezët.