Puna në Venezuelë mbetet një nga prioritet për gjigandin e naftës ruse "Rosneft", pavarësisht nga ndryshimet politike në këtë vend. Kjo u deklarua sot nga Kreu i kompanisë Igor Seçin.

"Nga pikëpamja e interesave të korporatave kjo është zona numër 1 në botë për sa i përket rezervave të naftës, cilësisë dhe vendndodhjes së saj. Ne do të punojmë me Venezuelën si me një partnere parësore dhe gjithmonë do ta mbështesim partneritetin tonë", - tha Seçin, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari rreth perspektivave të punës në Venezuelë lidhur me ngjarjet e fundit që kanë të bëjnë me jetën e Hugo Chavez.