Një vajzë e re rrëmbeu një tren pasagjerësh në periferi të Stokholmit, por humbi kontrollin e drejtimit të tij dhe si pasojë treni mori me vete barrierën e ndodhur në fund të rrugës hekurudhore dhe pasi eci edhe rreth 25 metra u përplas me murin e një godine banimi, njofton portali i lajmeve Local.

Në kohën e incidentit, i cili ndodhi natën e ditës së djeshme, në godinën e vogël prej tre apartamentesh ndodheshin 5 persona.Treni u përplas me murin e ndërtesës dhe një pjesë e lokomotivës përfundoi brenda në kuzhinën e njërit prej apartamenteve. Për fat të mirë asnjë prej banorëve nuk u lëndua. Në tren nuk kishte pasagjerë. Vajza, e cila rrëmbeu trenin, pësoi trauma të rënda dhe u hospitalizua.

"Ishte një pastruese ajo që për arsye të panjohura rrëmbeu trenin", - tha Zëdhënësi i kompanisë hekurudhore Thomas Hedenius.