Redaksia gjermane e revistës "Playboy" përpiloi listën e femrave më tërheqëse në politikën gjermane.

Sipas rezultateve të anketimit, në vendin e parë u rendit liderja e Partisë Pirate, 25-vjeçarja Marina Weisband. Për të votuan 29% e meshkujve.

Në vendin e dytë me një diferencë minimale prej 1% u rendit Zëvendëskryetarja e partisë “Të majtët”, 43-vjeçarja Sara Wagenknecht (28%).

Në treshen e parë u përfshi gjithashtu edhe Ministrja për Çështjet Familjare, 35-vjeçarja Kristina Schröder. Për të votuan 9% e meshkujve.