0Planifikohet, në veçanti, krijimi i kompleksit të rëndë raketor "Angara-A5" («Ангара-А5»), i cili do të startojë nga kozmodromi i ri "Vostoçnij” (russ. «Восточный»). Bazat aktuale të startimit të aparateve kozmike (kozmodromët) "Plesetsk" (russ. «Плесецк») dhe "Bajkonur" (russ. «Байконур») do të modernizohen. Është planifikuar të rritet numri i moduleve ruse në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) nga 5 deri në 7 syresh në vitin 2018. Shtrohet qëllimi për të përmirësuar saktësinë e përcaktimit të koordinatave në sistemin e navigacionit GLONASS (russ. ГЛОНАСС). Ky objektiv parashikohet të arrihet për llogari të lëshimit të satelitëve të rinj.

Në sferën e hulumtimeve shkencore planifikohet lëshimi i tre satelitëve -observatorë, zhvillimi i programit të studimit të detajuar të Hënës me ndihmën e stacioneve të aterimit në sipërfaqen e saj "Luna-Glob" (russ. «Луна-Глоб») dhe "Luna-Resurs" (russ. «Луна-Ресурс») si dhe misionit për sjelljen në Tokë të mostrave të dheut hënor.

Objektiv i programit është zhvillimi i teknologjive të nevojshme për realizimin e fluturimeve ndërplanetare dhe krijimi në vitin 2020 i sistemeve të pilotuara, "të afta për të siguruar fluturimet e njeriut në Hënë". Por kjo nuk do të thotë aspak se deri në vitin 2020 rusët do të nisen drejt e në Hënë, thotë akademiku i Akademisë Ruse të Kozmonautikës, Aleksandër Zheleznjakov:

- Në Programin në fjalë thuhet se duhet të zhvillohen e të konstruktohen mjete teknike. Por fjalë nuk bëhet për realizimin e vetë fluturimit. Ai mund të kryhet pas vitit 2020. Aktualisht ekziston të kuptuarit e qartë të konstruktimit dhe financimit vetëm të anijes kozmike. Kur të përfundojë projektimi i saj, atëhere do të jetë e qartë se me çfarë rakete do të shfrytëzohet anija.

Por fluturimi "në Hënë" dhe realizimi i aterimit (uljes) atje nuk janë aspak e njëjta gjë. Mundësia e fluturimeve të ngjashme ishte hartuar që fillimisht në konstruktimin e anijes legjendare "Sojuz" (russ. «Союз»), vë në dukje një tjetër bashkëbisedues i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", anëtari-korrespondent i Akademisë Ruse të Kozmonautikës, Juri Karash:

- Kjo nuk do të thotë se mund merret "Sojuz TMA" (russ. «Союз-TMA»), i gatshëm për fluturim në SKN, dhe të niset në Hënë në vend të destinacionit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar. "Sojuz TMA" ka nevojë për modifikim serioz, por nuk nevojitet ndonjë anije kozmike principialisht e re.

Sipas mendimit të Juri Karash, është e nevojshme për të zhvilluar njëkohësisht edhe aparatet për uljen në Hënë. Përndryshe kjo do të ishte një përsëritje e programit amerikan të një gjysmë shekulli më parë. Ekuipazhi i "Apollon 8" realizoi fluturimin rreth Hënës që në vitin 1968. Është gjithashtu e paqartë se me anë të çfarë misioni është planifikuar deri në vitin 2020 të realizohet sjellja e mostrave të dheut hënor në Tokë. Stacionet "Luna-Glob" dhe "Luna-Resurs" nuk janë të projektuara për kthimin mbrapsh në Tokë, thekson eksperti.

0Megjithatë, Programi paraqet në vetvete një dokument kornizë dhe nuk është aspak e domosdoshme që në të të jenë përshkruar në mënyrë të detajuar të gjitha misionet dhe projektet kërkimoro-shkencore, sqaroi në intervistën me "Zërin e Rusisë" Aleksandër Zheleznjakov. Duhet eliminuar disbalanca që ka lindur midis nevojave të Rusisë për sisteme të përparuara kozmike dhe nivelit aktual të zhvillimit të tyre. Pikërisht për arritjen e këtij objektivi dhe është i drejtuar Programi.