Në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi konfliktin në Mali Franca mori mbështetjen për operacionin e saj ushtarak kundër militantëve islamistë.

Megjithatë, pas takimit, përfaqësuesi i Francës në OKB deklaroi se do të dëshironte një dislokim më të shpejtë në Mali të trupave ushtarake të premtuara nga Bashkimi Afrikan.

Më herët Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi se Franca nuk do të marrë mbi vete rolin e garantuesit të vetëm të sigurisë në rajon. Mediat franceze presupozojnë se prania ushtarake e Francës në Mali do të vijë duke u intensifikuar dhe do të jetë kohëgjatë.