Numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane në vitin 2012 u rrit me 15% në krahasim me vitin 2011, duke vendosur një rekord të ri.

Vetëm gjatë një viti kryen vetëvrasje 349 ushtarakë amerikanë. Përveç kësaj, në luftimet në Afganistan janë vrarë 237 persona. Siç theksojnë ekspertët, edhe nëse do të llogaritej në total numri i të vrarëve në luftimet jashtë Afganistanit, ky numër nuk do ta kalonte atë të humbjeve të ushtarakëve si pasojë e vetëvrasjeve.

Kohë më parë është njoftuar se në vitin 2008 numri i vetëvrasjeve të kryera ishte 128, në vitin 2007 - 115, ndërsa në vitin 2004 - 67 raste.