Një tren me ushtarë të rekrutuar doli nga shinat në periferi të kryeqytetit egjiptian - Kajro. Të paktën 20 persona humbën jetën, më shumë se 100 të tjerë u lënduan.

Treni po udhëtonte nga veriu i Egjiptit për në Kajro dhe për shkaqe të panjohura doli nga shinat në rrethinat e Giza-s. Në vagona ndodheshin më shumë se 1.300 rekrutë. Në vendin e incidentit janë duke punuar ende shërbimet e shpëtimit. Ka shumë mundësi që numri i të vdekurve të rritet, pasi shumë të plagosur janë në gjendje shumë të rëndë.