Shpëtuesit kanë gjetur trupin pa jetë të alpinistit nga Moska në malin Elbrus, njofton shërbimi për shtyp i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë. Nga specialistët u ekzaminua se alpinisti ka marrë lëndime të papajtueshme me jetën gjatë rënies.

0Kërkimet e grupit të humbur të alpinistëve nga Moskës kanë filluar në malin Elbrus që nga 11 janari. Pas 24 orë kërkimesh intensive njëra nga pjesëtaret e grupit të alpinistëve është gjetur e gjallë. Një tjetër anëtar i regjistruar i grupit doli se nuk ka marrë fare pjesë në këtë ekspeditë, sepse në momentin e fundit vendosi të qëndrojë në shtëpi.