Në një godinë banimi në fshatin Tuvsi në Republikën Çuvashe (ose Çuvashia) ndodhi një shpërthim i gazit natyror që përdoret për ngrohje dhe gatim, informon Departamenti Rajonal i Ministrisë së Situatave të Jashtzakonshme të Rusisë. Një person humbi jetën, ndërsa fati i tre të tjerëve nuk dihet ende.

"Pas shpërthimit ndërtesa trekatëshe u shemb, nën rrënoja mund të ketë njerëz", - thuhet në njoftim.

Gjithsej në godinën e banimit me dy hyrje ishin të regjistruar 36 persona. Pas incidentit është pezulluar furnizimi me energji elektrike dhe gaz. Po kontrollohen rrënojat.