0Raketëmbajtësja ruse e klasës së lehtë "Rokot" (russ. «Рокот») me tre satelitë ushtarakë komunikimi startoi me sukses nga kozmodromi “Plesetsk” (russ. «Плесецк») më 20.25 sipas orës së Moskës, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Federatës Ruse, Kolonel Aleksei Zollotuhin. Në Rusi dhe në botë ky është lëshimi i parë kozmik për vitin 2013. Ora e llogaritur e nxjerrjes së aparateve kozmike në orbitën e synuar është 22.09 me orën e Moskës.