Sportistja e vetme në histori dy herë kampione olimpike në gjimnastikën artistike në shumëgarëshin individual Eugjenia Kanaeva i dha fund karrierës së vet sportive, njofton sit-i zyrtar i Federatës Ruse të Gjimnastikës Artistike.

Në moshën 22-vjeçare Kanaeva është mbajtëse e 2 medaljeve të arta olimpike, të fituara në Pekin në vitin 2008 dhe në Londër në vitin 2012. Atletja ka fituar tre herë titullin e kampiones së botës. Në vitin 2009 në Kampionatin Botëror në Japoni ajo vendosi një rekord të ri, duke fituar gjashtë medalje ari. Në vitin 2011 Eugjenia Kanaeva përsëriti triumfin e vet në Kampionatin Botëror në Montpellier. Në Kampionatet e Europës nga viti 2007-2012 Kanaeva ka fituar 13 medalje të arta.