Islanda ka pezulluar bisedimet për anëtarësimin në BE në prag të zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për datën 27 prill. Sipas mediave lokale, ky vendim i Qeverisë është i lidhur me faktin se në Islandë pas zgjedhjeve të ardhshme mund të vijnë në pushtet euroskeptikët.

Sipas rezultateve të sondazheve të zhvilluara, qeveria aktuale e koalicionit të qendrës së majtë për nga popullariteti mbetet prapa Partisë konservatore të Pavarësisë me 15%. Kurse Partia e Pavarësisë kundërshton anëtarësimin e Islandës në BE.