Nxënësi 12-vjeçar nga Kalifornia, i cili dy vjet më parë qëlloi për vdekje babanë e tij neonazist, u shpall fajtor për vrasje me paramendim.

Mbrojtja e djalit deklaroi se nxënësi është rritur në një atmosferë dhune në familje. Sipas fjalëve të avokatit të djaloshit nga Kalifornia, klienti i tij besonte se pas vdekjes së babait vuajtjet e tij në familje më në fund do të mbaronin.

Pritet që nxënësi të dërgohet në një qendër riedukimi për kriminelët e mitur.