Gjykata Supreme e Pakistanit pasditen e 15 janarit urdhëroi arrestimin e Kryeministrit të vendit, Raja Pervez Ashraf.

Kryetari i qeverisë pakistaneze është i dyshuar për kryerjen e një sërë veprave penale që kanë të bëjnë me afera korruptive: sikur ai gjoja qëndron pas makinacioneve të lidhura me blerjen nga qeveria të gjeneratorëve të lëvizshëm të prodhimit të energjisë elektrike gjatë kohës kur ai ka qenë Ministër i furnizimit me ujë dhe energji elektrike.

Së bashku me Kryeministrin duhet të arrestohen edhe 15 persona të tjerë të rrethit të tij të ngushtë. Gjykata vendosi se procesi gjyqësor preliminar për shqyrtimin e çështjes së tyre duhet të fillojë më 16 janar.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me reagimin e Ashraf ndaj vendimit të gjykatës.