Prokuroria e Gjeorgjisë ka akuzuar qeverinë e mëparshme, shumica e së cilës përbëhej nga përkrahësit e Presidentit Mihaill Saakashvili, për filmimin e fshehtë të kontakteve seksuale të figurave publike me persona të së njëjtës gjini për qëllime shantazhi.

Sipas pohimit të hetuesve, viktimat e xhiruara gjatë momenteve intime janë detyruar t'i japin mbështetjen e tyre Saakashvilit para zgjedhjeve parlamentare në tetor të vitit të kaluar.

Vetë Presidenti i Gjeorgjisë i mohoi akuzat, duke pretenduar se edhe qeveria e re që erdhi në pushtet pas zgjedhjeve i ka përdorur videot me përmbajtje seksuale për ushtrim shantazhi.