Rreth 750 ushtarë francezë janë përfshirë aktualisht në operacionet ushtarake kundër rebelëve në Mali, ndërkohë numri i tyre parashikohet të rritet. Kjo është deklaruar sot nga Presidenti François Hollande gjatë vizitës së tij në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ai gjithashtu njoftoi se natën e kaluar Forcat Ushtarake Ajrore franceze sulmuan sërish pozicionet e rebelëve që mbajnë nën kontroll veriun e Mali-së.

Operacioni ushtarak francez në Mali filloi të premten. Ai u mbështet nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë edhe Rusinë. Së shpejti në Mali do të mbërrijnë edhe trupat e Bashkimit Afrikan. Në veçanti Nigeria do të dërgojë 600 ushtarakë të saj.