Kompania më e madhe në botë për prodhimin e pijeve joalkolike - Coca-Cola - papritur transmetoi një spot publicitar, i cili vendos theksin në problemin e obezitetit (shëndetit të tepërt) në Shtetet e Bashkuara.

Në videon që zgjat dy minuta thuhet se Coca-Cola është duke zhvilluar produkte me pak kalori si alternativë të pijeve të saj tradicionale me përmbajtje të madhe sheqeri.

Aktivistët, të cilët propagandojnë stilin e shëndetshëm të jetesës, e lidhin tendencën e obezitetit në Shtetet e Bashkuara me përhapjen e gjerë të pijeve të ëmbla të gazuara. Një e treta e fëmijëve amerikanë janë shumë të shëndoshë. Në mesin e të rriturve nga obeziteti janë të prekur dy nga tre individë.