Gjuajtësi mjaft premtues amerikan "F-35 Lightning II" nuk është në gjendje të përballojë goditjet e rrufesë. Në këtë konkluzion arriti Departamenti i testimeve dhe vlerësimit (OT & E) i Pentagonit.

Përveç sistemit joefektiv të mbrojtjes së pajisjeve elektronike të bordit nga goditjet e rrufesë, gjuajtësi ka gjithashtu një gjenerator të dobët të gazeve inerte (OBIGGS) që është përgjegjës për mbushjen e vëllimit të mbetur bosh në serbatorët e karburantit me gaze inerte dhe ruajtjen në to të një niveli të ulët oksigjeni. Në zonat e rrezikuara nga rrufetë, ku ndryshon vazhdimisht presioni atmosferik, sistemi mund të mos funksionojë.

Ruajtja e nivelit të ulët konstant të oksigjenit në serbatorët e karburantit është e nevojshme për të parandaluar shpërthimet e motorit dhe të vetë serbatorëve të lëndës djegëse në rast goditjeje nga rrufeja.