Autokolona e teknikës së blinduar ushtarake, nga përbërja e misionit francez në Bregun e Fildishtë (Cote d'Ivoire), natën në të gdhirë të së martës mbërriti në kryeqytetin e Mali-së, Bamako.

Rreth 40 automjete të blinduara, duke përfshirë edhe sistemet e artilerisë vetëlëvizëse ERC-90 Sagaie, fillimisht do të pozicionohen në kryeqytet. Më pas ato do të dërgohen në veri të vendit, ku ushtarakët e forcave speciale franceze dhe forcat ajrore po ndihmojnë ushtrinë e Mali-së në luftën kundër islamistëve.