0Presidenti sirian Bashar Al-Assad është vendosur në bordin e një luftanije, e cila ndodhet nën mbrojtjen e shërbimeve speciale ruse. Për këtë njofton gazeta "Al-Watan", që botohen në Arabinë Saudite, me referim tek burimet në shërbimin e inteligjencës. Në këtë botim nuk është bërë e qartë nëse fjalë bëhet për një luftanije ruse apo siriane.



0 Sipas të dhënave të gazetës “Al-Watan”, Assad është i shoqëruar nga anëtarët e familjes dhe personat e rrethit të vet të ngushtë. Nëse Presidentit i lind ndonjë nevojë urgjente për të vizituar Sirinë, ai përdor atëhere helikopterin. Por Assad largohet nga anija vetëm kur lindin situata emergjente.



0 "Al-Watan" shkruan se Presidenti ka dy arsye për një sjellje të tillë. Së pari, Assad nuk i beson më mbrojtjes së vet. Së dyti, me ndihmën e anijes ai do ta ketë më të lehtë për tu fshehur, në qoftë se rrëzimi i pushtetit do të bëhet i pashmangshëm në vend.