Zëvendësministri i Jashtëm sirian, Faisal Miqdad, deklaroi se Bashar Al-Assad do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 në bazë të ligjit ekzistues të vendit.

"Presidenti aktual dhe kandidatët e tjerë do t’i paraqesin programet e tyre popullit dhe do të rivalizojnë në zgjedhjet presidenciale", - tha Miqdad. Zyrtari i lartë është i sigurtë se plani i Presidentit pasqyron dëshirën e sirianëve për fillimin e dialogut mbi armëpushimin. "Por propozimet që ne dëgjojmë nga grupet e armatosura dhe armiqtë e Sirisë janë të ngjashme me një grusht shteti", - theksoi diplomati.

Liderët e opozitës siriane tashmë e kanë hedhur poshtë "planin e Assad-it", duke e quajtur atë thjesht demagogji.