Fundjavën e kaluar hakerët e "Anonymous" sulmuan faqen e Internetit të Institutit të Teknologjisë të Massachusetts (MIT). Sulmi kibernetik u ndërmorr në kujtim të Aaron Schwartz, programuesit 26-vjeçar, i cili javën e kaluar kreu vetëvrasje para se të dilte përpara gjyqit i akuzuar për thyerjen e sistemit të faqes së Internetit të MIT si dhe shkarkimin e jashtëligjshëm të gati 5 milionë artikujve shkencorë me qëllim publikimin e tyre në web.

Në site-in e MIT "Anonymous" u bënë thirrje autoriteteve për reformimin e ligjeve mbi krimin kompjuterik dhe të pronës intelektuale. "Aaroni vdiq duke luftuar për përhapjen e literaturës shkencore, të financuar nga taksapaguesit dhe të paarritshme për shumicën e njerëzve, të cilët kanë paguar për të patur qasje në të", - thuhet në deklaratën e hakerëve.