Për anijen akullthyese bërthamore "Rusia" ky sezon lundrimi mund të jetë i fundit. Në vitin 2013 anija do të kremtojë përvjetorin e saj të 30 dhe pas tij planifikohet të përfundojë edhe shfrytëzimi i saj.

Vendimi përfundimtar në lidhje me fatin e anijes akullthyese nuk është marrë ende. Ekziston një mundësi që centralit elektrik të akullthyeses t’i zgjatet jeta edhe për disa vite të tjera. Në qoftë se kjo nuk ndodh, atëhere akullthyesja "Rusia" do të bëhet anija e katërt bërthamore sovjetike e nxjerrë jashtë përdorimit pas anijeve akullthyese "Lenin", "Arktika" dhe "Sibir".

Anija akullthyese "Rusia" e ka filluar lundrimin e vet në nëntor të vitit 1983 nga kantjeri detar Balltik në Leningrad. Në vitin 1985 anija bërthamore filloi të shfrytëzohej.