Në qytetin gjerman të Shtutgartit po fillon procesi gjyqësor ndaj çiftit të bashkëshortëve rusë, të akuzuar për spiunazh. Sipas hetuesve, ata kanë punuar në Gjermani si agjentë të zbulimit të jashtligjshëm që nga vitet ‘80.

Çifti akuzohet për faktin se e kaluar kufirin e Republikës Federale të Gjermanisë me pasaporta false me emrat përkatës Andreas dhe Heidrun Anschlag dhe se për më shumë se 20 vjet i ka përcjellur informacione autoriteteve sovjetike dhe ruse. Emrat e vërtetë të të akuzuarve nuk dihen.

Në kuadër të veprimtarisë së tyre zbuluese ata shtinin në dorë dokumente sekrete të NATO-s dhe BE-së si dhe konsultonin shërbimet ruse të sigurisë në lidhje me çështjet politike dhe ato të mbrojtjes gjermane, thuhet në deklaratën e prokurorëve.