Forcat pakistaneze të sigurisë kanë vënë në përdorim gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomës për të mos lejuar mijëra protestues që t’i afrohen ndërtesës së Parlamentit në kryeqytet.

Demonstruesit, të cilët udhëhiqen nga teologu i njohur Tahir Qadri, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë, forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformimin e legjislacionit zgjedhor.

Kryeqyteti pakistanez ishte pika e fundit e marshimit për reforma politike të organizuar nga Qadri. Disa dhjetëra mijëra protestues nisën marshimin e tyre nga qyteti i Lahore të dielën, ndërsa të hënën ata hynë në Islamabad.

Sipas fjalëve të Qadri, protestuesit do të qëndrojnë në qytet për aq kohë sa autoritetet të mos përmbushin kërkesat e tyre.