0Fillimi i "Sagës së Fomalhaut" (angl. The S

aga

0of

Fomalhaut)

0quhet viti 2008. Astronomët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley analizuan imazhet e yllit të njohur tashmë prej kohësh dhe diskut prej gazi dhe pluhurit përreth tij, të marra me ndihmën e teleskopit orbital Hubble. Përfundimi në të cilin arritën ata ishte i tillë: drejt e në sfondin e diskut po lëviz planeti që u pagëzua me emrin Fomalhaut-bi. Pas gazetarëve perëndimorë, shkencëtarët e kanë quajtur atë "planeti zombi". Përse do të pyesni ju? Ja si e shpjegon këtë eksperti rus i Institutit të Astronomisë, Dimitri Vibe:

- Pas njoftimeve të para që planeti Fomalhaut-bi ekziston, nisën të duken informacione se kjo nuk është kështu, se teleskopi Hubble ka fiksuar jo më shumë se një re pluhuri. Por vëzhgimet e reja kanë treguar se planeti ekziston me të vërtetë. Dhe njerëzit që e zbuluan atë u shprehën me shaka: planeti njëherë vdiq, kurse më pas u shfaq sërish dhe në gjendjen e vet të ringjallur endet tani rreth yllit të vet. Por kjo është vetëm një metaforë e bukur, asgjë më shumë.

Në shtyp ka pasur sugjerime në lidhje me atë se planeti mund të jetë i banuar nga disa krijesa të caktuara. Por jetë si në Tokë atje zor se mund të ketë - më shumë gjasa ka që ky të jetë një “gjigant gazi” me masë rreth dy herë më të madhe se ajo e Jupiterit. Në planetin Fomalhaut-bi është gjithashtu errët dhe bën ftohtë: duke lëvizur nëpër një orbitë në formë shumë të zgjatur (tepër ovale) planeti i largohet shumë yllit. Një rrotullim i tij, domethënë një vit lokal, zgjat 2000 vjet.

Disa shkencëtarë besojnë se sistemi i yllit Fomalhaut po përjeton aktualisht të njëjtë gjë që ka përjetuar Sistemi diellor 4 milionë vjet më parë, thotë bashkëpunëtori shkencor i Institutit rus të Astronomisë “Shternberg”, Vladimir Surdin:

- Ylli Fomalhaut është shumë më i ri se Dielli dhe rreth tij nuk ka përfunduar ende formimi i sistemit planetar. Atje ka shumë trupa qiellorë primitive nga të cilët formohen planetet. Më i madhi prej tyre tashmë është formuar dhe ne e shohim atë. Kurse planeteve të vegjël do t’u duhet akoma të kalojnë nëpër periudhën e formimit të vet nga brezi i “mjegullnajës” (materies) paraplanetare. Në Sistemin tonë diellor ai është ruajtur gjithashtu, ky është i ashtuquajturi "Rripi i Kuiper". Në të ka shumë asteroide të akullt dhe bërthama kometash. Rreth Fomalhaut ekziston një rrip shumë më masiv, prej të cilit pas disa miliona vjetësh gjithashtu do të formohen planete.

0Sipas llogaritjeve të astronomëve, “planeti zombi” do të kalojë në vitin 2032 përmes diskut prej gazi-pluhur rreth yllit Fomalhaut. Nëse trajektorja e lëvizjes do të kalojë pothuajse tangencialisht, atëhere vëzhguesit tokësorë i pret një shou madhështore mbresëlënëse fishekzjarresh: planeti do të ndeshet për një kohë të gjatë me një numër të madh copëzash prej akulli dhe fragmentesh shkëmbore që përmbahen në unazën rrethuese. Do të jenë të dukshme, veçanërisht në dritën infra të kuqe, shpërthimet, regëtimet. Astronomët besojnë se studimi i tyre do të ndihmojë për të saktësuar strukturën e planetit dhe përbërjen e atmosferës së tij.