Aktorja Olivia Wilde u fejua me të dashurin e saj, aktorin dhe skenaristin Jason Sudeikis.

Dihet se 37-vjeçari Sudeikis ia ka bërë propozimin 28-vjeçares Wilde gjatë festave të Vitit të Ri. Por se kur dhe ku do të zhvillohet dasma e aktorëve nuk është bërë ende e ditur. Vetë Wilde dhe Sudeikis nuk e kanë komentuar akoma lajmin mbi fejesën e tyre. Për të dy aktorët martesa e ardhshme do të jetë e dyta.

Në vitin 2011 Olivia Wilde, e cila u bë e famshme pas pjesëmarrjes në serialin televiziv "Doctor House", u divorcua nga bashkëshorti i saj i parë, producenti i filmave dokumentarë Tao Ruspoli. Jeta familjare e çiftit zgjati 8 vjet. Sudeikis u divorcua nga gruaja e tij në vitin 2010.