0Komanda e ushtrisë së Nigerisë njoftoi mbi arrestimin e një anëtari të lartë të grupit islamik "Boko Haram" në afërsi të qytetit të Maiduguri, në verilindje të vendit. Sipas njoftimeve të ushtarakëve, i arrestuari ka marrë pjesë në mënyrë aktive në përgatitjen e shpërthimeve në disa qytete nigeriane.



0Gjatë viteve të fundit qindra banorë paqësorë kanë gjetur vdekjen si pasojë e sulmeve të militantëve të "Boko Haram". Në të njëjtën kohë, ushtarakët nigerianë janë akuzuar vazhdimisht për ekzagjerimin e sukseseve të tyre në luftën kundër grupeve islamiste.