Pishtarët e Lojrave Olimpike dhe Paralimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi u paraqitën në Moskë.

Të dy pishtarët janë identikë për nga dizajni, i cili sipas idesë së krijuesve duhet të ngjajë me pendën e Zogut mitik të Zjarrtë. Megjithatë dy pishtarët ndryshojnë nga ngjyra: pishtari Olimpik është realizuar në ngjyrë të kuqe, ndërsa pishtari paralimpik - në ngjyrë blu.

Përzgjedhja e pjesëmarrësve të stafetës së zjarrit olimpik do të fillojë më 15 janar.

"Ne nuk do të vendosim kushte të veçanta për pjesëmarrësit e ardhshëm të maratonës. Gjithkush mund të marrë pjesë në të", - pohon Kreu i Komitetit Organizativ të Lojrave Olimpike Dimërore, Dimitri Çernishenko.

Lojrat Olimpike Dimërore në Soçi do të zhvillohen nga 7-23 shkurt të vitit 2014, kurse Lojrat Paralimpike do të mbahen nga 7-16 mars.