Policia e Los Angeles arrestoi dy të dyshuar për marrjen peng të 14 personave, ndërsa po grabisnin dyqanin Nordstrom Rack. Policia nuk bën me dije hollësitë e arrestimit. Gjithashtu nuk bëhen publikë as identitetet e të arrestuarve.

Grabitja, në të cilën u përfshinë autorët e supozuar të krimit, ndodhi më 10 janar. Plaçkitësit morrën peng 14 punonjës të dyqanit. Policia arriti t’i lërojë ata vetëm katër orë e gjysmë më vonë. Tre nga pengjet u lënduan: një vajzë u përdhunua nga grabitësit, një tjetër punonjëse kishte plagë në qafë, të shkaktuara me thikë, ndërsa një punonjës u godit me pistoletë.

Policia ende nuk mund të thotë shumën e saktë të parave të vjedhura nga grabitësit. Përveç kësaj, nuk dihet me saktësi për sa kohë ata qëndruan në dyqan dhe se si ata arritën të largoheshin prej andej.